Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se do të ishte e pandershme që në rast fitoreje,  Partia Demokratike të mos përfshijë në qeverisje koalicionin e sotëm opozitar.

Mediu theksoi se në karrierën e tij politike, asnjëherë nuk ka përdorur politikisht punonjësit e administratës.

Fatmir Mediu: Nuk kam përdorur asnjëherë politikisht punonjësit e administratës. Përpiqem që të ofroj në Partinë Republikane njerëz të rinj dhe nuk kam ecur me filozofinë e imponimit.

Në kohën e qeverisë së PD-së u bashkua me ne në qeveri edhe Partia Agrare, që ishte e nevojshme. Kam punuar me Sabri Godon, një njeri që vinte interesin kombëtar mbi atë partiak dhe një shtetar si Sali Berisha.

Do të ishte e pandershme që në rast fitore Partia Demokratike të mos përfshijë në qeverisjen koalicionin e sotëm opozitar.

Roland Lami: Sot është kthyer në problem fakti sesi do të veprojnë partitë e djathta, nëse dalin me një listë si kamp opozitar. Zoti Meta po flet më shumë sesa Basha, duke luajtur rol për opozitën.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb