Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, foli për sondazhet parazgjedhore dhe parashikimet për zgjedhjet.

Ai tha se përtej sondazheve, surpriza do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, kjo sipas tij, për faktin se PS ka kaluar një kohë të gjatë në pushtet, PD një kohë të gjatë në opozitë, ndërsa LSI sipas tij, do të jetë partia që mund të përthitë të pakënaqurit e dy partive.

“Mungon një gur kilometrik në lojën demokratike, që është ai i sundimit publik, për shumë çështje. Jo vetëm për zgjedhjet. Ky nuk testohet kurrë dhe është defekt serioz i demokracisë shqiptare, sepse kemi krijuar kulturën e mosbesimit që çdo institucion e shajmë. As ne nuk e kemi kulturën e pranimit të diçkaje që na nxjerrin aty ku duam. Prandaj blihet si shërbim nga të tretë. Unë kam menduar gjithmonë, që këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet e LSI. Në ç’kuptim. Në momentin që dy rreshtimet nuk japin dhe marrin dhe nuk ka kthime votave nga majtas të shkojnë djathtas e anasjelltas. PS si një parti e dhjamur dhe e lodhur që do të tentojë të rri në pushtet. PD një parti e frustruar nga një opozitë e gjatë. Ky fenomen që ne flasim dhe që ka të bëjë me partinë e tretë në lojë. Të gjitha sondazhet japin një masë ulje të LSI, rritje të PD, dhe partisë në pushtet që diku humb diçka diku fiton, por s’lëviz shumë. Janë po këto fytyra që na kanë dalë në televizione. Rregullat e kemi thënë duhet të arriheshin bashkërisht, lënia e dy partive kryesore në lista të veçanta kandidimi, bëri që të konstatohet se këto parti vetëm formalisht do të ishin aleate, në terren “de fakto” janë rivalë. Është një 8-vjeçarë i tërë kur PD ka humbur 180 mijë vota, Lulzim Basha gradualisht po i rifiton”, u shpreh Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb