Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë më 16 maj, në orën 17:00. Burime nga selia blu bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, iu ka drejtuar një mesazh të gjithë anëtarëve të Kryesisë, që të marrin pjesë në mbledhje.

Siç thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar demokratëve, të cilin “BalkanWeb” e sjell të plotë më poshtë, në rend dite në mbledhjen e Kryesisë së PD do të jenë “diskutimet dhe vendimmarrja sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të 25 prillit”.

Mesazhi i plotë i Bardhit drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PD:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë!
Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.
Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb