Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, shpërndan thirrjen e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, drejtuar qytetarëve shqiptarë, që të kontrollojnë të dhënat e tyre para zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Del Monaco thekson se është e rëndësishme që qytetarët të kontrollojnë emrin dhe adresën në listë dhe të sigurohen që të kenë dokumentet e identifikimit të vlefshme për të marrë pjesë në zgjedhje.
“I bëj jehonë thirrjes së kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, që zgjedhësit të kontrollojnë emrin & adresën në listë dhe të sigurohen që të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi për të marrë pjesë në këtë proces themelor në një sistem demokratik që janë zgjedhjet” , shkruan ambasadori Vincenzo Del Monaco.
“I bëj jehonë thirrjes së Komisionerit @ICelibashi që zgjedhësit të kontrollojnë emrin & adresën në listë dhe të sigurohen që të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi për të marrë pjesë në këtë proces themelor në një sistem demokratik që janë zgjedhjet” – amb. #DelMonaco https://t.co/Y3PAdUyizH
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 20, 2021
(BalkanWeb)