Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të çështjeve të regjistruara para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

47 njoftime janë regjistruar nga prokuroritë deri në datën 18 maj 2021 ndërkohë që 6 prej tyre tashmë kanë përfunduar.

24 njoftime i janë transferuar SPAK kurse për 20 të tjera nuk është filluar procedimi penal.

11 persona po ndiqen penalisht për veprat penale për zgjedhjet deri më tani, ndërkaq rezulton se ka pasur 5 arrestuar në flagrancë, ndërsa për 4 u kërkua masa e arrestit me burg nga të cilët për 3 u pranua.

Në total Prokuroria e Përgjithshme njofton se u morën 142 njoftime për vepra penale në zgjedhjet e 25 prillit, 84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 21 referime të policisë gjyqësore dhe 37 ardhur me transferim nga SPAK.

 

NJOFTIMI NGA PP

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Tiranë, 20 maj 2021. Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 18.05.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.  Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 20 njoftime për veprat penale si më poshtë:

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv në zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; -21 referime të policisë gjyqësore dhe -37 ardhur me transferim nga SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb