TIRANË

Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se kërkesat e Ramës kanë qenë ato të parashtruara dhe më herët teksa shihet ecuria e objektivave të vendosur.

Zgjedhjet e 25 prillit, organizimi, marrja e një feedback-u nga elektorati dhe intensifikimi i punës do të jenë në fokus të takimit.

Mësohet se drejtuesit politikë paraqitën raportet e përjavshme të punës në terren.

Takimi i Ramës me drejtuesit e PS-së zgjati mbi 30 minuta, ndërsa ai pas përfundimit të mbledhjes dha dhe një prononcim për mediat. Gjatë deklaratës së tij ai theksoi se maxhoranca do të vijojë me zbatimin e kodit zgjedhor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb