Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka zbuluar se objektiv minimal për zgjedhjet e 25 prillit ka rezultatin e 2017 me 74 mandate, bazë 78 mandate, kurse maksimalin e ka 88 mandate.

Rama ka prezantuar objektivat edhe qark për qark, ku në Tiranë synon të paktën 19-20 mandate, në Durrës 8-9, në Korçë 6-7,Berat 5-6, Vlorë 8-9, Elbasan 8-9, Fier 10-11.

Ai ka ironizuar indirekt me Kryemadhin duke thënë se këto nuk janë numra si të filxhanit, por të bazuar në potenciale.

‘’Objektivi ynë minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017 të mos bjerë.

Në Shkodër është 4, maksimali 5. Në Kukës bazë dhe maksimal është 2. Në Lezhë baza 3, maksimali 4. Në Dibër baza 3.

Në Durrës bazë 8, maksimali 9. Në Tiranë baza 19, maksimali 20. Në Elbasan baza 8, maksimali 9. Në Fier bazë 10, maksimali 11. Në Berat 5, maksimali 6. Në Korçë 6, maksimali është 7. Në Vlorë 8, maksimali 9. Nëse e shohim përmbledhjen, duke pasur parasysh objektivin minimal që është ai i 2017, të kemi objektiv bazë 78 mandate, dhe objektivi maksimal 88 mandate. Nuk janë si ato numrat e filxhanëve, janë të bazuar në potenciale. ‘’- tha Rama.

(BalkanWe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb