Në fjalën e saj ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri  Kim në konferencën e KQZ dhe OSBE u shpreh se sa më demokratik të jetë vendi aq më i fortë bëhet.

Gjithashtu ambasadorja Kim theksoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, ndërsa shtoi se tani është koha të ndërmeren hapa për votat e Diasporës.

“Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentari të 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtonin besimin. Kur zhvillojmë gjedhe të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi”, tha Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb