Padyshim lajmi që Grida Duma do të lërë mandatin e deputetit, për të nisur një rrugëtim të ri drejt televizionit po bën xhiron e rrjetit.

Teksa pritet që Duma sot të zyrtarizojë dhe heqjen dorë nga mandati, pyetja e radhës është fakti se cili do të zërë vendin e saj.

Në listën e rezultateve të KQZ, kandidatja më e votuar për qarkun e Tiranës rezulton të jetë Ori Nebiaj, e cila ka marrë 5 599 vota. E kontaktuar nga agjencia e lajmeve BalkanWeb, Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje. Nuk dihet nëse Nebiaj do të pranojë postin e deputetes, apo do të vijojë karrierën e moderimit në televizion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb