Dy analistët, Roland Lami dhe Arian Vasjari thuajse ndanë një mendim të njëjtë sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nga Komisioni i Venecias një raport mbi çështjen e zgjedhjeve lokale të 2019-ës.

Lami argumentoi në “Real Story” se Kushtetuesja kërkon që të plotësojë argumentimin e saj, pasi precedenti i përsëritjeve të zgjedhjeve nuk ka ndodhur më parë në vend. Nga krahu tjetër, Vajsari tha se me një raport përfundimtar nga ‘Venecia’, ‘zhvesh’ anëtarët e Kushtetueses nga ndikimet politike.

Roland Lami: Opinioni shtesë që do i kërkohet Venecias do të jetë në të njëjtën frymë si i pari. Vlera në këtë rast i kësaj mendimi të dytë, unë mendoj që kërkon një informacion shtesë për të qenë e bindur për vendimin që do të marri.

Nuk ka një ngutje nga Kushtetuesja për vendimin e zgjedhjeve. Këtë precedent nuk e kemi hasur herë të tjera, e në këtë kuptim t’i japim kohën e duhur Kushtetueses, paçka se mund të duket si një manovër, si një pamundësi për të përballuar presionin politik, këto edhe mund të jetë. Fakti që ka një interes për të marrë më shumë informacion, më shtynë më shumë drejt idesë së dytë. Fakti që e ka dërguar në Komisionin e Venecias nuk ka një agjendë politike, sepse ndryshe e kishte marrë vetë vendimin. Së dyti, Venecia e ka dhënë një opinion, e ne në studio e kemi konsideruar legjitime zgjedhjet e 2019-ës. Vendimi i dytë do ta përforcojë më shumë vendimin. Ne ende nuk e dimë se për çfarë do e pyesë Kushtetuesja Venecian.

Nuk i dimë ende çështjet specifike. Së katërti, nëse Venecia thotë referojuni raportit të parë. Nëse shprehet që informacionin e keni te raporti i parë, atëherë konfirmohet që do të ketë presione dhe nuk është e aftë për të marrë vendime. Nëse Venecia jep opinione shtesë, do të japë një qëndrim sepse nuk ka ku t’ia mbajë.

Arian Vasjari: Nëse një opinion nga Venecia e përforcon do të dali 7-0. Prandaj Kushtetuesja kërkon opinion, sepse do të zhvishet nga ndikimet politike. Në këtë rast, meqenëse duam të kemi një vendim, një opinion i Venecias përforcon vendimin, ndaj është i rëndësishëm. Marrja e opinionit i bën mirë sistemit. Gjykata Kushtetuese meqenëse kërkon opinion, nuk voton dot kundër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb