Analisti Arjan Vasjari ka komentuar vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese për ’30 qershorin’ zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën në vendin tonë më 2019-ën, ku opozita nuk mori pjesë.

Gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Real Story’ Vasjari tha se Gjykata Kushtetuese gjendet në një pozitë shumë të vështirë, pasi gati po përballet me presion politik nga palët.

Madje Vasjari tha se vendimi që i duhet të japë ‘Kushtetuesja’ për këto zgjedhje është më i vështirë se sa çështja e shkarkimit apo jo të presidentit Ilir Meta.

“Gjithmonë prononcimet për drejtësinë në tërësi, por për Gjykatën Kushtetuese janë delikate, veçanërisht që ne presim produkte prej saj. Nëse do të pranonim se është produkt gjysmë i gatshëm. Është e vërtetë se Komisioni i Venecias ka një qëndrim të saj me zgjedhjet lokale (30 qershorin). Ajo që konstatoj është se Kushtetuesja ndodhet përballë një vendimmarrje, e cila nuk është një çështje që ka të bëjë me reputacionin e saj, por do duhet të marrë një vendim të drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ngelet një gjykatë e re. Në historinë e Shqipërisë, nuk i ka ndodhur një gjykate që të merret me çështje kaq komplekse.

Nga ana tjetër politika s’po e lë të qenë Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha palët kërkojnë që të involvojnë gjykatën për të zgjidhur një konflikt politik. Të gjithë e kanë ‘kapur prej xhakete’ Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkojnë që të zgjidh konfliktin politik. Por vendimin më të qartë e jep Komisioni i Venecias. Për mua është më e thjeshtë që të shkarkosh presidentin si vendimmarrje. Pozicioni i Gjykatës Kushtetuesja është i thjeshtë, por qëndrimi që do të mbajë për zgjedhjet lokale, do të ishte jo thjesht në një presion politik, por mendoj se me të gjitha rastet do të kërkonte opinion nga Venecia, edhe pse e ka dhënë një opinion për këtë çështje. Në Komisionin e Venecias shkon vetëm një gjë; nëse akti i dekretit të Presidentit është akt individual. Pas kësaj qëndron legjitimohem apo jo zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është momenti më i vështirë. Gjykata Kushtetuese do të involvohet për të zgjidhur çështje legjitimiteti. Është në një pozicion të vështirë. nuk dua që të besoj se ekziston një presion politik. ‘Kushtetuesja’ është maja e sistemit. Kjo si vendimmarrje (për 30 qershorin) është më komplekse se çështja e detit me Greqinë. Gjykata Kushtetuese është në presion nga palët politike. Sot më bëri përshtypje deklarata e një funksionari të PD. Ai ndërtonte gati një insinuatë, ku thoshte; shpresoj që Komisioni i Venecias mos të jetë në presion politik. Kjo është një provë tjetër që gjykata gjendet në presion. Po merr një vendim që do të impaktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shumë dinamika në këtë vend.”, tha Vasjari.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb