Presidenti Ilir Meta kërkon monitorim të afërt të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, duke e cilësuar këtë si shumë të rëndësishme për gjithë procesin zgjedhor.

Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se monitorimi i zgjedhjeve do do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara.

Postimi i Metës:

Sot, në ditën e fundit të paraqitjes së kërkesave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për akreditim vëzhguesish nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, theksoj rëndësinë e monitorimit të afërt të këtij procesi.
Kjo do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara, si dhe legjitimitetit të rezultatit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb