Ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit një tjetër parti politike.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raporton sot se ka kërkuar të regjistrohet në zgjedhje Partia Kristian Demokrate, me kryetar Dhimitër Musliu.

Në dokumentin që KQZ shpërndan për media thuhet se PKD kërkon të marrë pjesë në të gjashta bashkitë, që do iu nënshtrohen zgjedhjeve më 6 mars për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, siç janë Dibra, Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb