Partitë politikë kanë 24 orë kohë për të regjistruar në KQZ koalicionet. Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ai tha se 11 parti kanë paraqitur kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 6 marsit.

“Në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për 6 bashki të datës 6 mars, 11 parti. Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.”, shkruan Celibashi.

Kujtojmë se dje ishte afati i fundit për partitë politike që të paraqisnin kërkesën e tyre për tu regjistruar në KQZ, ndërsa sot në orën 12 të natës skadon afati për koalicionet.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb