“6 tetori në Kosovë, zgjedhjet që prodhuan një qeveri të re në Kosovë, edhe sot e kësaj dite, që ishte një triumf i të resë mbi të vjetrën.”. Kështu deklaroi ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati sot gjatë një interviste përmes skype për emisionin ‘Kjo javë’, të Nisida Tufës.

Teksa gazetarja e pyeti në lidhje me faktin nëse Kosova duhet të ketë një qeveri të re, ai theksoi se mënyra se si e zgjidh Kosova krizën politike, kushtetuese, që është para saj, është përgjegjësi e aktorëve politikë e institucional atje.

“Mënyra se si e zgjidh Kosova krizën politike, kushtetuese, që është para saj, është përgjegjësi e aktorëve politikë e institucional atje. Dua të them një gjë që është me rëndësi. 6 tetori në Kosovë, zgjedhjet që prodhuan një qeveri të re në Kosovë, edhe sot e kësaj dite, që ishte një triumf i të resë mbi të vjetrën. Një politikë e re, një qasje e re ndaj shtetit dhe zhvillimit apo drejtësisë shoqërore si koncept më të gjerë. Uroj që fryma e këtij ndryshimi të jetë një frymë mbizotëruese në Kosovë dhe pse jo me efekte përçuese pozitive tek vendet fqinje.”, tha Bushati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb