Sot në mesditë u dha lajmi se Gjykata e Tiranës ka refuzuar të regjistrojë vendimet e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 7 shkurt, pasi ka konstatuar parregullsi.

Ky lajm solli pak çaste më vonë reagimin e FSHF-së e cila deklaroi se “nuk ka refuzim, por një kthim të kërkesës për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata”.

Ndërkohë që pritet të hidhet më shumë dritë mbi këtë çështje, në rrjetet sociale presidenti i FSHF-së i zgjedhur nga Asambleja e 7 shkurtit, Armando Duka, ka dribluar aktualitetin duke bërë një njoftim për prezencën e tij në një nga emisionet televizive.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb