Analisti politik në Kosovë, Lavdim Hamiti ka deklaruar ditën e sotme se Vjosa Osmani me siguri nuk do të guxojë që të garojë e vetme në këto zgjedhje, por do të përfshihet në listën e kandidatëve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur për situatën parazgjedhore në Kosovë, Hamiti theksoi se afati është i shkurtër dhe nuk ka asnjë mundësi ligjore, ndërkohë që bashkëpunimi i Vjosa Osmanit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka nisur që prej zgjedhjeve të vitit 2019.

“Do të kemi një listë të përbashkët mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatëve të Vjosa Osmanit për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit”- tha Hamiti.

Po ashtu ai tha se kandidimi i Vjosa Osmanit më Lëvizjen Vetëvendosje, nuk do të zbehë figurën e Albin Kurtit.

“Nuk besoj se do ta zbehë figurën e Albin Kurtit pasi Lëvizja Vetëvendosje identifikohet me figurën e tij, nuk do të ketë konkurrencë midis tyre, por duan që të maksimalizojnë votat në zgjedhjet e 14 shkurtit me qëllimin që të marrin sa më shumë deputet, pritjet e tyre janë që të marrim mbi 50% të votave”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: