Këtë të dielë janë zhvilluar zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki në vend.

Pjesëmarrja e qytetarëve është raportuar e ulët në këtë proces. Ndërkohë nuk ka munguar edhe prezenza e ambasadorëve të cilët kanë zgjedhur të ndjekin nga afër situatën në terren.

Ka qenë Ambasadori Luigi Soreca, ka ndjekur procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Durrës, në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’.

Soreca i ka kërkuar anëtarëve të qendrave të votimit të bëjnë durim deri në 19:00 pasi me pas kanë një tjetër detyrë të rëndësishme atë të numërimit.

Deri në orën 17:00 ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që kanë votuar.

Ndërkohë procesi i votimit vijon.

Soreca

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: