Është mbyllur zyrtarisht orari i votimit në 6 bashkitë e vendit, ku do të zgjidhen kryebashkiakët e rinj.

Që prej orës 7:00 deri në 19:00, qytetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj ku përveç Vorës ka qene një proces i qete.

Ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët në këto votime 30.33%. Ndërkohë Dibra është qyteti me pjesëmarrjen më të lartë nga 6 bashkitë që janë në zgjedhje. Gazetarët e News24’ në raportimet e tyre live nga 6 bashki, thanë se kutitë e votimeve pasi janë vulosur dhe firmosur procesverbalet, i janë dorëzuar komisionerëve të numërimeve, nën mbikëqyrjen e policisë. Bashkia që shpalli e para rezultati ishte Vora, pasi aty votimi dhe numërimi i votave është bere në mënyrë elektronike.

Procesi i numërimit
Teksa zgjedhjet e pjesshme regjistruan pjesëmarrje të ulët, incidente u regjistruan në Durrës, ndërkohë që 3 qendra votimi në Shkodër nuk u hapën për shkak të motit të keq. BalkanWeb mëson se bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Dibër, do të nisë numërimi në mesnatë, ndërkohë në Shkodër flitet se do të nisë në orën 23:00, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sakaq, në Lushnjë thuhet se në orën 22:30 do të nisë procesi i numërimit.

Dibër-42.28%

Durrës– 25.44%

Lushnjë 35.61%

Shkodër 27.38%

Rrogozhinë-28.75%

Vore 39.4%

 

Perqindje

 

Vore

Blerim Sheraj është zgjedhur kryebashkiaku i ri i Vorës. Vora ka qenë bashkia e parë që ka shpallur rezultatin vetëm dy orë nga mbyllja e rezultatit, pasi aty u bë votimi dhe numërimi po ashtu bë mënyrë elektronike.

Në garë përballë Blerim Sherajt të PS-së ishte Ymer Marku nga PD, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana. Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

Në Bashkinë e Vorës, procesi i votimit në 22 qendra votimi ka nisur pa kyetar komisionesh nga PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora.  Vora është edhe bashkia ku është aplikuar votimi dhe numërimi elektronik dhe kjo ka shfaqur pak problematika te mosha e tretë. Sipas kryetrarëve të disa qendrave të votimit kur ka pasur problematika te mosha e tretë ka qenë operatori përgjegjës për sistemin elektronik që ka shpjeguar në distancë procedurën.

Shkodër

Moti i keq e ka bërë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në 3  qendra votimi në Shkodër. Shkak i anulimit të zgjedhjeve u bë dëbora e dendur, që pamundësi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit. Ndërkohe nuk ka pasur asnjë denoncim për blerje votash.

Durres

Durresi ka përqindjen me te ulet te pjesëmarrësve te votuesve. Procesi ka nisur fillimisht pa problematika ndërsa në garë për kryetar bashkie janë Emirjana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga ‘Shtqpia e Lirisë’.

I pari në radhët e kandidatëve që ka votuar ka qenë kandidati i PD-së Luan Hoti, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si njerëz të lirë.

Lushnje

Edhe Lushnja surprizoi pasi pjesemarrja ne kete bashki ishte mjaft e larte. Procesi i votimit në Lushnjë nisi me vështirësi mëngjesin e sotëm, për shkak të disa problematikave që kanë patur komisionerët me pajisjen e identifikimit elektronik

Rrogozhinë

Në Rrogozhinë, procesi i votimit ka qene i qete ku edhe pjesemarrja ishte e konsiderueshme. Mirëpo, në një kohë kur pjesëmarrja në votim në rang vendi është e ulët, nuk ka ndodhur kështu në burgun e Rrogozhinës. Nga sa mësohet, në burg kanë votuar në total 53 të dënuar nga 54 në total.

Dibër

Dibra eshte qyteti me pjesemarrjen me te madhe nga 6 bashkite. Pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 dhe identifikimi u krye manualisht.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb