Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është takuar këtë të premte me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe zëvendës drejtorin e Përgjithshëm Albert Dervishi, ku në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 6 marsit.

Kreu i KQZ bën me dije se gjatë muajit shkurt, Policia e Shtetit dhe KQZ do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore lidhur me shërbimin dhe mirë-administrimin e këtyre zgjedhjeve.

Statusi:

#Zgjedhje6Bashki – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm z. Albert Dervishi, diskutuam mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 6 bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje që mbahen në datën #6Mars2022.

Gjatë muajit Shkurt Policia E Shtetit së bashku me KQZ Shqiperi do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore lidhur me detyrat e Policisë në shërbim të mirëadministrimit të qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve. Vlerësim për profesionalizmin dhe seriozitetin e policisë së shtetit në këtë angazhim.

Celibashi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb