Zbardhet udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm. Drejtuar strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë.

Në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën për sa i përket rolit të saj në to. Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.

“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do të përbëhet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatët e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.

Lsi
Lsi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb