Drejtuesja politika e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka zbuluar kandidaten zyrtare të PS në këtë bashki, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Bilali zbuloi se në mbledhjen e kryesisë është vendosur që kandidate e PS në këtë qytet të jetë Majlinda Angoni, e cila aktualisht mban postin e prefektes së qarkut.

“Në Bashkinë Shkodër do të dalim me kandidaten Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut”, tha Bilali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb