Partia Socialiste në mbledhjen e sotme të kryesisë ka vendosur për të shtyrë Kongresin e partisë, të programuar për t’u mbajtur më datë 29 janar.

Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb”, nga gazetari Ergys Gjençai.

Ai zbulon më tej, se Kongresi pritet të mbahet në muajin mars, pas zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Shtyrja sipas Gjençajt, ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb