Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” “News 24”, foli për zgjedhjet e pjesshme vendore. Ai tha se në zgjedhjet e pjesshme do të shihet se ku qëndron forca popullore brenda Partisë Demokratike, nëse Lulzim Basha nga njëra anë e Sali Berisha nga ana tjetër, nxjerrin dy kandidatë. Po ashtu, ai tha se në këto zgjedhje do të shihet se ku qëndron partia në pushtet me opozitën.

Murati tha më tej, se e rëndësishme është që kandidaturat të jenë të denja.

“Duhet të kenë kandidatë, alternativa. Kandidaturat duhet të jenë të denja, kandidatë që qytetarët e meritojnë. Nuk është një situatë e qetë në kampin opozitar. Kjo u reflektua edhe sot me konsultimin vetëm me përfaqësues të PS dhe ka dalë hapur kundër Bashës dhe mbështet Berishën. Pra, presidenti prej vitesh ë3htë rreshtuar me opozitën, por edhe brenda PD-së ka mbajtur qëndrimet pro Berishës. Opozita nuk do të sillet si në vitin 2019 ku nuk morën pjesë. Basha deklaroi se do të ketë kandidatët e tij ndërsa nuk e dimë se çfarë do të bëjnë kandidatët e zotit Berisha. U mor vendimi që partitë opozitare të mos merrnin pesë në zgjedhjet e pjesshme.

Basha ka thënë që do të jetë në zgjedhjet e pjesshme, port ë shohim çfarë do të bëjë Sali Berisha, i cili do të dalë me kandidatë të pavarur. Të gjitha forcat politike kanë shansin për të matur forcat. Ajo që në plan të parë mund të duket si pika e dobët e Bashëes mund të kthehet në favor të tij dhe një pikë e fortë. Nëse PD zyrtare do të marrë shumicën e votave dhe Berisha vota minimale, kjo mund të shndërrohet në një pikë të fortë për Bashën sepse gjërat do të jenë më të qarta”, tha Murati.

Sipas Muratit, nëse PD do të dalë me dy kandidatë gjërat do të jenë serioze dhe mund të ketë tensionim të situatës.

“Bumci ka thënë që PD e Berishës të mbështesë kandidatë të pavarur. Mund të kemi një rast hipotetik që PD e Berishës të shkojë në KQZ dhe të regjistrojë kandidatët e tij në logon e PD. E nëse KQZ i refuzon këto lista do të ketë tensionim të situatës. Nga ana tjetër, në momentin ë flasim gjërat janë të qarta, PD drejtohet nga Basha. KQZ vepron mbi ligjin e Kushtetutën. Për aq kohë sa Basha është kryetar i PD dhe nga Kuvendi njihet si i tillë as nga KQZ e Kolegji s’do të ketë dyshime. Ne kemi qenë dëshmitarë që sa herë që ka gjëra të pjesshme vendore për kryetar bashkie, ju e mbani mend se ndodhi në Dibër, PS e thelloi rezultatin ndaj opozitës së bashkuar. Mazhorancat në përgjithësi janë më të avatnazhuar dhe e kanë më të thjeshtë për garën për të marrë bashki. Sigurisht mazhoranca është e avatanzhuar në këtë garë të 6 marsit”, u shpreh Murati.

Murati nënvizoi se zgjedhjet janë të paparashikueshme dhe historiku ka treguar se në zonat që konsiderohen si bastione të majta apo të djathta kanë fituar të tjerë kandidatë.
“Duhet parë se si do të jetë mbështetja popullore. Nëse grupimi i zotit Berisha mbështet një kandidaturë në Shkodër kjo do e dëmtonte PD. Çdo kandidat i pavarur dëmton partinë kryesore në atë kamp. Nëse Voltana Ademi, kandidat si e pavarur e mbështetur nga grupimi i Berishës themi që dëmtohet PD. Shkodra do të jetë një barometër për të kuptuar situatën brenda opozitës. Unë parashikoj që Rrogozhinën e fiton PS. Durrësi patjetër është një tjetër qytet i madh e patjetër që ka interes për të parë se si ka lëvizur balanca politike. Ne kemi qenë dëshmitar kur njerëz që kanë pasur mbështetjen e popullit e kanë tejkaluar këtë, pra presionin politik. Kemi pasur raste ku bastione në jug të vendit janë fituar nga kandidatë demokratë. Kjo ndodh sepse atje janë vendosur figura të vendosura nga shoqëria civile, e të cilët mund të marrin vota. Në zgjedhjet parlamentare sigla e partisë është më e rëndësishme. Në zgjedhjet e pushtetit vendor, kandidati është më i rëndësishëm”, përfundoi gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb