TIRANË
Ambasadori BE në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me kren e KQZ, Ilirjan Celibashi në kuadër të procesit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi, për t’u informuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale. Përgëzoj punën intensive për të siguruar një proces transparent në afate të shkurtra. Rikonfirmova mbështetjen e Bashkimit Europian për punën e KQZ-së.”- shkruan Soreca në një postim në twitter.
Gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e @KQZShqiperi 🇦🇱, @ICelibashi, për t’u informuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale. Përgëzoj punën intensive për të siguruar një proces transparent në afate të shkurtra. Rikonfirmova mbështetjen e 🇪🇺 për punën e KQZ-së. https://t.co/dIWkZ9Ib8Q
— EU in Albania (@EUinAlbania) January 31, 2022