Një tjetër emër nga PS si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës.

Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Burime nga PS bënë me dije për “BalkanWeb” se Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët.

Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje. Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars. Më herët ka dalë dhe emri i Emirjana Sakos kandidate e PS për Bashkinë e Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb