TIRANË

Edhe pse opozita e bashkuar ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, datë kjo e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, sot qeveria ka miratuar dy vendime shumë të rëndësishme, të cilat lidhen drejtpërdrejt me mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve lokale.

Së pari, qeveria ka njoftuar se do të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimit  nga njësitë e qeverisjes vendore, por edhe ato të autoriteteve që janë në varësi të tyre. Pika e dytë,  ka të bëjë me administratën, ndërsa kërkohet të mbahet larg përdorimeve  për qëllime elektorale.

Deklarata e plotë:

Së pari, me një VKM të posaçme, nga dita e sotme pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

Ditën e sotme, qeveria e Shqipërisë miratoi dy vendime shumë të rëndësishme, që lidhen direkt me mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor. Së pari, me një VKM të posaçme, nga dita e sotme pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

Një vendim i tillë merret për të eliminuar çdo mundësi apo alibi të keqpërdorimit të pushtetit në muajt e fundit të detyrës për kryebashkiakët në ikje. Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në momentin e dorëzimit të detyrës tek kryebashkiakët e rinj.

Vendimi i dytë adreson një tjetër shqetësim, duke penguar rreptësisht përdorimin për çfarë do lloj arsye apo në çfarë do lloj forme të administratës për qëllime elektorale. Ky vendim nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve në marrëdhëniet me administratën publike dhe burimet e saj.

Këto masa kanë një qëllim të vetëm, që këto zgjedhje të jenë më të mirat në historinë e demokracisë shqiptare, duke ofruar një transparencë të plotë dhe standartet europiane që do t’i hapin rrugën e negociatave të anëtarësimit vendit tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb