Serbia është duke iu nënshtruar zgjedhjeve të trefishta, lokale, parlamentare dhe presidenciale. Mirëpo praktika e mitmarrjes vazhdoi edhe këtë vit, e kjo është vetëtuar nga një votues në Apatini, i cili pranoi se ka marrë para për të votuar. Ai u ankua se nuk do të votonte, sepse kishte marrë vetëm 25 euro, në krahasim me 40 që kishte marrë një tjetër.

Ndërkohë, në zgjedhjet në Jajinci, anëtarët e SNS-së mbyllën objektin e bashkësisë lokale dhe disa qytetarë dyshojnë se brenda saj po ndodh mashtrime me vota.

Njëri prej tyre ka tentuar të hyjë në dhomë, por ata e kanë larguar dhe e kanë ndaluar të hyjë në zyra, megjithëse e ka kërcënuar se do të lajmërojë policinë.

Vlen të përmendet se votuesit do të kenë të drejt të hedhin votën e tyre në kuti deri në orën 20:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb