Tjetër goditje për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Pas humbje në zgjedhjet lokale të 2019 në kryeqytetin e Ankarasë, Erdogan ka humbur edhe Stambollin duke lëshuar terren pas një dominimi për më shumë se 16 vite në politikën turke.

Sipas mediave turke, kundërshtari politik i Erdogan, Ekrem Imamoglu ka fituar bashkinë e Stambollit.

Bazuar në të dhënat e fundit që vijnë nga Turqia thuhet se partia opozitare CHP  ka fituar 48.79% të votave në Stamboll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb