GJERMANI

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në një postim në Twitter, pak pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, shkruan se nuk do të jetë më pjesë e tij. Në postimin e tij, teksa i referohet  rezultateve paraprake, ish-eurodeputeti gjerman Fleckestein shkruan se pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e PE nuk do e braktisë Ballkanin Perëndimor.

Knut
Knut

“Të nderuar, sipas vlerësimeve të para, nuk do të kthehem në Parlamentin Europian. Unë do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion javën e ardhshme!”-shkruan ai.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb