Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, momentalisht, është duke u shqyrtuar depozitimet ankimore të PD dhe LSI, për Qarkun e Fierit.

Sipas përfaqësuesit të PD në KAS, Marash Logu, në burgun e Fierit, drejtori i saj, Arian Hasani, i ka kërkuar drejtuesve dhe punonjësve që të votojnë numrin 10, që përkon dhe me numrin në fletën e votimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Gjithashtu, Logu, tregoi se në fshatin Buzë Mall, falë shtimit të vendeve të punës, ka një rezultat të dukshëm në favor të Partisë Socialiste, krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës.

“Kallëzimi penal i PD, që iu ka vënë në dispozicion edhe ju. Ne kemi paraqitur faktin që drejtori i Burgut, në Fier, shtetasi Arian Hasani, i ka treguar drejtuesve dhe punonjësve të institucioni si dhe të burgosurve, që të votojnë për numrin 10, në Qarkun Fier, numër që mbahet nga kryetari i Parlamentit zoti Gramoz Ruçi. Ne na rezulton që vota për kandidat të PS në këtë qark ka pasur 67, nga të cilat 26 prej tyre i ka marrë shtasi Gramoz Ruçi. Në vlerësimin tonë provon që ka pasur një orientim të qartë për të votuar numrin 10.

Në vlerësimin tonë provon pretendimin që ka pasur një orientim për të votuar një numër specifik në qendrën votimi. Kjo konfirmon pretendimin e ngritur nga ana jonë. Sa i takon fshatit Buzë Mall, për të cilën kemi bërë kallëzim. Këtu ka 2 qendra votimi dhe po të shohim, shihet se ka rritje të numrit të votuesve për PS. Në kutinë, 3095 ka pasur 123 votues, sot ka 194 për PS. E njëjta gjë është në qendrën e votimit 3096 ku ka një rritje. Ky informacion që u mor nga dy anëtarë të KAS, konfirmon që punësimet që janë kryer, ka ndikuar në rezultatin e PS”, u shpreh Logu.

Përfaqësuesi i KQZ: Në faqen e internetit, deri sa të dali rezultati i Kolegjit Zgjedhor, do të bëhen ndryshimet e fundit dhe do të reflektohen. Votat janë nxjerrë nga sistemi, kam bërë një lapsus.

Ilir Rusmaili: Nga verifikimet e mia, më rezulton që në 2017 në këtë fshat kanë qenë tre qendra votimi.
Përfaqësuesi i KQZ: Po, korrekt.

Ilir Rusmaili: Për të bërë krahasimin na duhet dhe kutia e tjetër.
Përfaqësuesi i KQZ: Në këto zgjedhje ky fshat ka dy qendra votimi. Kështu që krahasimi i qendrës së tretë nuk ka me kë të bëhet.

Ilir RTusmaili:
Unë dua ç’a ka pasur fshati në 2017, me atë çka pasur fshati në 2021. Personat e punësuar nuk i ndajmë dot, por i ndajmë sipas kallëzimit që kanë qenë banorë të fshatit. Na duhet impakti i punësimit në fshat.

Sakaq, Logu renditi të gjitha ankimimet e PD dhe faktet që sipas tyre, rendisin manipulimin e votave.

“Ne kemi pagatitur një kërkesë ankimore, për rezultatin e Qarkut Fier, duke kërkuar shpallen të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë zonë, por edhe ripërsëritjen e tyre. PD ka shpjeguar në mënyrë të detajuar të gjithë faktet që kanë ndikuar në zgjedhje. Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, ka parashtruar një numër të madh faktesh, që lidhen me punonjës të administratës zgjedhore, në bashkëpunim me shtetas të njohur e të skeduar për rekorde kriminale, kishin ngritur në Qarkun e Fierit, një strukturë kriminale për blerjen e votave. Ka pasur presione. Ndaj këtyre shtetasve dhe të tjerëve. Nga ana tjetër, siç kemi pasur mundësi të relatojmë, në Fier, PD ka depozituar dhjetëra kallëzime penale.

Krahas provave që ne kemi pasur mundësi të gjenim, kërkuam nga ana juaj që për të bërë transparencë të plotë, të merreshin informacione zyrtare në cilësinë e provës. Sipas nesh, në tërësinë e tyre do të vërtetonin që blerja masive e votave në Fier, ishte prezentë në zgjedhjet e 25 prillit. Konkretisht ne kemi përmendur në kërkesën tonë ankimore, shtetas konkret, që janë drejtues e kanë pozicione të larta në poste publike. Ka fakte për vjedhjen e të dhënave personale, ndalimin e 500 mijë zgjedhësve për të votuar, numrin e madh të fletëve të pavlefshme të votimit. Të dhënat e marra nga pajisja PEI, flasin se shenjat e gishtërinjve të 35 personave janë përdorur për 91 zgjedhës, kjo nxit dyshime. Qarku i Fierit, ku ka dhe numër të madh kallëzimesh penale, ku ka ankime, ka raste flagrante të shkeljes së ligjit. Ne kërkojmë që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet dhe të ripërsëriten, në mënyrë që vendi t’i kthehet në binaret e ligjshmërisë”, tha Logu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: