TIRANE- Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, kryeministri i vendit njëherësh kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mobilizuar deputetë dhe ministra. Vendimi u mor sot në mbledhjen e kryesisë.

Deputetët dhe ministrat kanë marrë kryesimin e qarqeve për të organizuar sa më mirë punët, ndërsa Rama mësohet t’i ketë ngarkuar një detyrë të vështirë edhe kreut të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, i cili do të kontrollojë hyrje daljet e deputetëve dhe ministrave jashtë vendit.

Kështu, ministri Tahiri është i deleguar qarku në Tiranë, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit do të jetë për qarkun Durrës. Gramoz Ruçi është i deleguar për qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi për qarkun e Beratit.

Sakq koordinatori i Jugut nuk do të jetë më Koço Kokëdhima, qarku i Vlorës i është besuar ministrit Damian Gjinkuri, ndërsa Gjirokasta Bledi Çuçit. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të koordinojë Shkodrën. Bledi Çuçi emërohet në Gjirokastër, Taulant Balla në Elbasan ndërsa Ilir Beqja në Kukës.

Dibra i është besuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Korça i është besuar zv.kryeministrit Niko Peleshi, ndërsa Lezha ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Praktikisht, këta mendohet se do të jenë edhe kryesuesit e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Po sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka urdhëruar ministrat e deputetët, se nuk do të kryejnë asnjë udhëtim jashtë vendit pa lejen e Gramoz Ruçit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: