Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Urszula Gaçek ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi në fjalë u mbajt në selinë e Partisë Socialiste, ndersa zgjati rreth 45 minuta.

Padyshim që në fokus të takimit mes Ramës dhe Gaçek ishin zgjedhjet e 25 prillit si dhe garancia për mbarëvajtjen e këtij procesi. Gaçek më herët ka bërë të ditur se qëllimi i OSBE/ODIHR është arritja e standardeve në zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk ka rolin e polices në zgjedhje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb