Procesi zgjedhor i 25 prillit përkufizohet nga “Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve” në nivelin jo të duhur. Drejtuesi Kristaq Kume, tregon elementët që kanë ndikuar në perceptimin negativ për zgjedhjet e fundit politike.

Mangësitë e vërejtura gjatë procesi zgjedhor, sipas Kumes tregojnë nevojën e ndryshimeve në ligjin zgjedhor. Edhe shoqata për Kulture demokratike ka publikuar raportin e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Gerta Meta thotë se ndryshimet kushtetuese pa Konsensus, minuan besimin mes palëve politike, për një proces zgjedhor të drejtë.

Meta shton se gjuha denigruese ndaj kundërshtarit, hoqi vëmendjen nga programet politike te partive.
Kjo qendër pa si të papërshtatshëm rolin e Presidentit Ilir Meta në këto zgjedhje. Tregues me efekt pozitiv, sipas të dy këtyre raporteve, është sjella e administratës zgjedhore, ne mënyrë të veçantë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që me vendimmarrjet e tij ka kompensuar perceptimet e ulura lidhur me nivelin e punës së KAS-it dhe Komisionit Rregullator.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: