TIRANE- Në listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim bie në sy një numër i madh vajzash të reja që kandidojnë për deputete, sidomos në qarkun e Tiranës.

Ashtu siç deklaroi edhe publikisht, ishte Ilir Meta ai që vendosi për listat, ku në Tiranë vendin e parë në listë ia besoi ministres së Integrimit Klajda Gjosha.

Sa për vajzat e tjera pak më të reja në moshë, mund të themi që janë me më me pak eksperiencë në politikë, ndonjëra dhe e panjohur për publikin e gjërë, megjithatë është për tu vlerësuar respektimi i barazisë gjinore nga kjo forcë politike.
lista
Fill pas Gjoshës në listë është Kejdi Mehmetaj, e ndjekur nga Floida Kërpaçi, Indrit Brahimllari, Luan Rama, Kledi Pojana, Ardit Çela, Eriona Xhixho, Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Ralf Gjoni, Rea Kotani, Adela Karapici, Petrit Vargu, etj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: