Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë Kristian Kina, ka postuar dhjetë arsye se përse sipas tij koalicioni “Bashkë Fitojmë” po tremb Rilindjen në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një postim në Facebook, Kina tha se më në fund ka një bashkëpunim dhe bashkim të vërtetë opozitar, ndërsa shtoi se çdo përpjekje për të përçarë opozitën nuk shërbeu për asgjë.

Postimi i plotë:
10 arsye pse koalicioni ” Bashke fitojme” po e tremb kaq shume Rilindjen:
1- Me ne fund,ka nje bashkepunim dhe bashkim te sinqerte opozitar!
2- Qytetaret e kane me te lehte per ta perkthyer pakenaqesine e tyre ne kutite e votimit,ku do te numerohet e do te vleje cdo vote.
3- Votat qe humbisnin kur partite garonin me vete, te cilat nuk mjaftonin per nje te zgjedhur me shume, tashme do te bien ne ” thesin e madh te koalicionit” kunder Rilindjes dhe do te prodhojne me shume rezultat konkret,pavaresisht emrit te partise perfituese ne zona te caktuara te vendit.
4- Ky bashkepunim ka treguar te jete i suksesshem dhe solid, edhe ne te kaluaren,ku u rriten pagat, pensionet, u bene hapa shume te rendesushme drejt integrimit europian etj
5- Shpifjet dhe diversionet prej disa muajsh, me kosto aq te larte mediatike e financiare, per te krijuar ndasi e percarje midis kampit opozitar, nuk sherbyen per asgje.
6- Qytetaret e pavendosur,qe i perkasin “elektoratit gri” ndihen me te sigurte dhe politikisht me afer nje koalicioni te madh opozitar, sesa ndaj nje qeverie kaq shume korruptuar,qe ka nje dekade ne pushtet.
7- Entuziazmi dhe fryma per ndryshim krijohet shume here me shpejt kur ka nje bashkerendim kombetar te aksionit opozitar.
8- Aleatet e Rames,pseudo-opozitaret, e kane te pamundur tashme demin ndaj Opozites se Bashkuar.
9- Shume shqiptare qe Rilindja i deboi, jane me te motivuar te kthehen per te votuar ndryshimin, kur shikojne qendrueshmeri dhe seriozitet ne kauzen opozitare.
10. Krijimi i koalicionit eshte nje hap gjigand ndaj fitores se pakthyeshme te 14 Majit ne te gjithe Shqiperine !

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: