Fushata elektorale për zgjedhjet lokale dhe kandidatët që bëjnë cdo ditë premtime kanë ‘çmendur” dhe votuesit. Shprehemi kështu sepse në një faqe ku promovohen shitje dhe blerje risia është vota. Dikush ofron shitjen e votës në këmbim të parave.

Duket se akuzat dhe kundërakuzat mes partive për blerje votash kanë infektuar votuesit. Personi ofronte votën e tij dhe personave të tjerë me shumën 200 euro secila. Njoftimi u hoq menjëherë nga faqja online por kjo nuk ndaloi që dikush ta kishte ruajtur dhe ta shpërndante plot humor në rrjete sociale.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: