Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkeljed Alibeaj, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka deklaruar se në raste se PD nuk do të kishte një kandidat për bashkinë e Tiranës në lidhje me garën për zgjedhjet lokale të 14 majit, ai do të merrte përgjegjësitë e tij.

Alibeaj u shpreh se zgjodhi të mos përballi demokratët ashtu si Berisha bëri për interesin e tij personal.

“Unë marr përgjegjësitë e mia, një vit pas dorëheqjes së Bashës, jam në pozicionin e drejtuesit, kryetar i komanduar, si një nga nënkryetarët që nuk iu shmanga përgjegjësisë.
në këtë situatë ku jemi nuk e heq veten nga përgjegjësia.

E mora përgjegjësinë në atë kohë kur demokratët ishin në sulmin e vazhdueshëm të Berishës, që kërkonte të merrte PD si mburojë ndaj SHBA. Sot ai njeri nuk ka vend në PD. Ky është shërbimi më i mirë që mund t’i bënim.
Nuk mund të mendohet që brenda kësaj partie të jetë dikush që është shpallur non grata.

PD mund të vijë në qeverisje nëse është e aftë të kuptojë shkaqet pse në 10 vite nuk arriti të vijë në pushtet dhe pse ra në 2013.

Arsyeja ishin ata që kanë drejtuar PD, Berisha në këtë rast.
Nuk kishin ç’ti jepnin më PD dhe demokratëve.

Unë do merrja përgjegjësitë e mia, besoja e besoj që një PD edhe pse e plagosur e me shumë vështirësi, edhe pse e zvarritur në salla gjyqesh e mbi supe institucione si KQZ e me seli të zaptuar, unë kam përgjegjësinë time. E rëndësishme sot për PD është të shprehim vizionin tonë, të PD të së ardhmes.
Preferoj më mirë të vdes në këmbë se sa të zvarritem.
Zgjodha të mos përballi demokratët ashtu si Berisha bëri për interesin e tij personal. Nuk do vija interesin tim ët vogël përpara”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: