Kandidati i Berishës për zgjedhjet e 14 majit në garë për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka publikuar fakte të cilat sipas tij hedhin poshtë propagandën në lidhje me punën e bërë në këtë qytet.

Boçi ka postuar në rrjetet sociale pamje nga rrugët e këtij qyteti, ndërsa tha se kudo ka vetëm fasada dhe asfalt elektoral në përpjekje për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Elbasanit.

Postimi i plotë:
T’i përgjigjemi propagandës me të vërteta!
Kudo ku është punuar për të rrëmbyer vota! Kudo ku s’janë mbajtur premtimet! Kudo ku janë kujtuar se ekzistojnë komunitetet vetëm në prag të zgjedhjeve!
Kudo ku fasadat dhe asfalti elektoral vendoset si fyerje për t’i hedhur hi syve qytetarëve elbasanas, do të ketë reagim publik dhe ndëshkim me votë!
?Denoncimi më poshtë nga banorët e lagjes “Kongresi i Elbasanit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb