Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka deklaruar se PAA do të hyjë me logon e saj në zgjedhje pasi çdo herë që ka hyrë me siglën e një koalicioni, ka pasur zvogëlim të anëtarësisë.

Ai u shpreh se në zgjedhjet lokale, kudo ku PAA do të mundet do të mbështesë kandidatët e Primareve, por ka shtuar se synimi i saj janë këshilltarët bashkiakë.

Duka shtoi se një nga problemet e shumta që opozita ka sot, është pikërisht ndarja brenda PD.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Duka: Të gjitha partitë opozitare, edhe ato që kanë krijuar koalicion janë shprehur se kanë fokus në këshillat bashkiakë por do mbështesin kandidaturën. Nëse do dilet me më shumë se 1 kandidat nga opozita do dalin me kandidat vetë.
Opozita ka shumë probleme, kryesori është ndarja brenda PD.
Nëse do kemi një përqendrim të pushtetit edhe në të ardhmen, kjo sjell korrupsion arrogancë, sic kemi vijuar të vërejmë këto vite.

Karapanço: Ku jeni pozicionuar, a i keni mbyllur derën Berishës?

Duka: Nuk kam fuqi as t’ja hap e as t’ja mbyll derën Berishës. Berisha e Rama janë njerëz të mëdhenj në politikë dhe nuk kanë ngelur për derën tonë.
Ne nga 2015 deri sot nuk kemi kandiduar nën siglën e PAA. Një herë hymë në koalicion me PD, një herë nuk hymë dhe në 2021 hymë në një koalicion me një sigël të vogël.

Nuk kemi provuar veten, nëse vijojmë dhe mbulojmë siglën tonë nën emrin e një koalicioni, do vijojë e njëjta situatë dhe venitet anëtarësia e këtyre partive.
Kjo ka ndodhur edhe me ne.

Pasi hymë në këto sigla pati një largim. Në këtë lloj procesi ne nisim të rifeskojmë ose ndërtojmë aty ku janë shuar strukturat.
Kemi 1 vit e gjysmë që po punojmë. Berisha më pyeti për qëndrimin tonë dhe i thash se kur kemi fuqi do mbështesim kandidatin e primareve, ku nuk kemi fuqi nuk do ta bëjmë. Aty ku kemi fuqi do ndikojmë që të ndihmojmë kandidatët e Primareve, në Durrës psh fuqia është e konsiderueshme, shkon në 2 apo 3 mijë vota që mund të jenë edhe determinonte.
Duhet të ribëjmë strukturat.
Mirë do ishte që sa më shumë parti të ishin në koalicion aq më tepër parti parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb