TIRANË-Pak ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes me Partinë Socialiste kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo sqaron se çfarë synon të arrijë PDS në zgjedhjet e 21 qershorit. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 Milo theksoi se PDS nuk ka kërkuar të vendosë kandidatë për kryetarë bashkie por ka një listë të veçanë për këshillat bashkiakë. Sipas Milos për PDS-në është më e rëndësishme zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar dy vjet më parë me PS-në sesa kandidimi në bashkitë e vogla.

“Gjatë një vit e gjysmë unë kam negociuar me zotin Rama. Asnjëherë nuk na është thënë jo por vazhdimisht shtyhej zbatimi i marrëveshjes. Erdhi një moment kur duhet të vendosej sepse nuk mbante më ujë pilafi. Ne nuk është se e kishim të vështirë kur bëmë takimin me zotin Rama. Në frymë miqësore ne asnjëherë nuk kemi krijuar konflikte në kuptimin e debatit apo marrëdhënieve personale. Ne kemi pritur me durim zbatimin e marrëveshjes. Zoti Rama ka deleguar zotin Balla që të ulej në bisedime.”- u shpreh Milo.
Ai komentoi edhe koalicionin e FRD-së me PSD-në. Ai u shpreh se me këtë koalicion FRD rrezikon të humbasë identitetin politik.

Pse nuk ua dha këto që në janar të vitit të kaluar?
Për këtë duhet të pyetet PS.
Duket sikur ju e keni lutur shumë
Unë nuk e kam zakon që të lutem. Jam njeri me integritet. Unë në mënyrë të vazhdueshme kam këmbëngulur. Jam i bindur se në qoftë se Partia Demokracia Sociale do kishte marrë pjesë në me fitimin zgjedhjeve edhe punët e qeverisë do kishin shkuar më mirë.
Ju deri tani jeni të kënaqur, është një marrëveshje që do shihet për afatgjatë?
Jam i kënaqur që kemi rënë dakord që të fillojë zbatimi I marrëveshjes. Do jem i kënaqur kur të shoh zbatimin e marrëveshjes.
Ju thoni që eksperienca e partisë tuaj i duhej koalicionit. Po 40 parti a i duheshin kaq shumë parti koalicionit?
Unë nuk dua të flas për partite e tjera. Janë shumë parti. Nuk dua të paragjykoj asnjërën prej tyre por nuk kanë peshën e nevojshme elektorale.
Pse i duhet një koalicion kaq i gjerë?
Për të maksimalizuar votën. Të maksimalizohet vota për kryetarët e bashkive, sepse mund të ndahet vota, ose për këshillat bashkiake, sepse këshillat bashkiak kompozohen nga shumë parti.
Ju keni bërë një plan pas marrëveshjes sa këshilltarë mund të merrni si parti?
Ne në zgjedhjet vendore 2011 kemi marrë mbi 53 mijë vota. Ne shpresojnë se do kemi rezultat më të mirë se në vitin 2011. I kemi ekipet më të kompletuara dhe kjo do duket edhe gjatë fushatës elektorale. Po ta shohim drejt ne jemi ata që mbështesim sepse ne do japim votën tonë në favor Te kandidateve.
Ju keni bërë një plan pas marrëveshjes sa këshilltarë mund të merrni si parti?
Ne në zgjedhjet vendore 2011 kemi marrë mbi 53 mijë vota. Ne shpresojnë se do kemi rezultat më të mirë se në vitin 2011. I kemi ekipet më të kompletuara dhe kjo do duket edhe gjatë fushatës elektorale. Po ta shohim drejt ne jemi ata që mbështesim sepse ne do japim votën tonë në favor Te kandidateve.
Por jeni pak të diskriminuar
Mund ta thoni me plot gojë që jemi të diskriminuar meqë nuk kemi kërkuar kandidatë për kryetar bashkie, për ne më shumë rëndësi ka respektimi i marrëveshjes sesa të jepnim kandidatë për bashki qoftë edhe të vogla.
Si e shihni ju të majtën në këto zgjedhje?
Unë mesa kam parë gjithmonë duke gjykuar nga jashtë, janë kandidatë që kanë një emër një figurë publike politike me integritet. Besoj se shumica e tyre do jenë të suksesshëm. Mendoj që janë bërë zgjedhje të kujdesshme. Nuk dua ta filloj nga Tirana ku zoti Veliaj përbën një kandidaturë që është e lakmueshme
Pse Rama zgjodhi Veliajn?
Patjetër që kreu i partisë do zgjidhte një kandidat që është më afër filozofisë së tij të qeverisë. Kanë një komunikim dhe marrëdhënies shumë të ngushtë konfidenciale. Për shumë gjëra janë të një mendimi. Zoti Rama kërkon edhe për shkak se Tirana është një dashuri e veçantë e tij, kërkon një njeri që të ketë edhe mendësinë e tij dhe që të bashkëpunojë ngushtë me të. Ne do shohim Tiranën e ardhshme të qeverisur nga zoti Veliaj si zgjatim i qeverisë qendrore të PS. Qytetarët e Tiranës do përfitojnë sepse kryetari i bashkisë do ketë mbështetje nga qeveria qendrore. Qeverisja e Tiranës do përfaqësojë qeverisjen në shkallë kombëtare.
Analiza që i bëtë kandidaturës më ngjan me atë që tha edhe zoti Blushi që zoti Veliaj ishte zgjedhje e një njeriu…
Mesa di unë ka pasur përzgjedhje por midis kandidaturave ka një preferencë dhe këtu ka një lloj subjektivizmi. Mesa kam lexuar unë në fund rezultuan zoti Klosi dhe zoti Veliaj.
Ju në fakt firmosët vonë marrëveshjen nëse do ishit pyetur cilin prej tyre do kishit zgjedhur?
Për fat të mirë nuk mu dha kjo mundësia sepse në momentin që unë kam firmosur marrëveshjen zoti Veliaj ishte caktuar.
Si e shihni këtë përballje?
Unë dua të them fjalët më të mira dhe vlerësimet më të larta për zotin Kosova. Eshtë një përzgjedhje shumë e mirë e PD. Ka cilësi shumë të mira që I ka dëshmuar. Unë mund të them përgëzime sepse është një kandidaturë shumë e mirë. Kjo do e bëj garën interesante, sepse do përplasen në garë jo vetëm dy njerëz me integritet por edhe dy njerëz që kanë qasje, formim dhe mosha të ndryshme. Përkundrejt modernizmit të Veliajt do ketë përball një burrë të urtë të mençur, një specialist në fushën e vet. Do kemi dy qasje dy shkolla të ndryshme qeverisje dhe dy profile të ndryshme politike dhe intelektuale.
Zoti Halim Kosova detyrimisht i bie që të dalë nga politika? U hodh në kandidatyrë për të dal nga politika?
Jo nuk kam këtë mendim. Nuk ka nevojë që të vraposh, të flasësh shumë apo të shash në Kuvend që të quhesh figurë tërheqëse. Zoti Kosova përfaqëson urtësinë në politikë që është një vlerë e çmuar që duhet t’ia kenë zili shumë politikan. Përfaqëson një ekuilibër. Politika shqiptare duhet të mësojë ta vlerësojë edhe kundërshtarin.
Si i patë kandidatët e pavarur?
Për fatin e mirë i njoh që të tre dhe kam marrëdhënie miqësore. I vlerësoj secilin për mënyrën e tij të të bërit politikë dhe mënyrën e tij të të qenurit publik. Zoti Bojaxhi është një njeri me kulturë të gjerë që vërtet meriton mbështetje dhe nëse vazhdon në këtë linjë një pavarur mund të jetë një shpresë e re në politikën shqiptare. Për mikun tim Tafaj besoj se ka merituar dhe meriton respektin e qytetarëve të Tiranës .Për të mos folur për ekspresivitetin e zotit Guri. Dinamizmi i tij dhe mënyra si i përqaset dinamikave mjedisore është tërheqës.
Ka pakënaqësi nga reformat e qeverisë…
Patjetër që në segmente të veçanta kanë mendim se është goditur niveli i jetesës. Një perceptim jo pak i rëndësishëm është që qeveria duke bërë reforma të tilla që janë shumë të rëndësishme po që kane kosto sociale mund të mbajë mbi shpinë edhe përgjegjësi dhe mund të paguajë edhe një faturë politike dhe elektorale. Por ka edhe faktorë të tjerë që të balancojë këtë kosto siç janë koalicionet, pra të maksimalizohet vota përkundrejt pakënaqësisë sociale.
Largimet e shqiptarëve drejt vendeve të BE
Është një aventura për shkak të varfërisë që po u kushton më shtrenjtë ndaj është më mirë që të këshillohen njerëzit që është më mirë të qëndrojnë në vendin e tyre sepse po përftojnë të tjerët nga kjo varfëri.
Ne kemi kryeministrin që thotë këto janë keqkuptime, janë grupe kriminale.. Çfarë duhet të bëjnë në këtë Shqipëri kur nuk kanë punë dhe ndihmë ekonomike?
Nuk është thjesht një keqkuptim, manipulim. Është e vërtet që ka qarqe që duan të peshkojnë në këto ujëra të turbullta, që kërkojnë të nxisin, por shkaku kryesor është varfëria.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: