Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e padisë së ngritur nga Shoqata e Bashkive, për zgjedhjet lokale të qershorit të vitit 2019-ë. Kushtetuesja para se të marrë një vendim për padinë, fillimisht do të kërkojë një propozim nga Komisioni i Venecias.

Për të komentuar këtë vendim, në studion e emisionit “Real Story”, ishin të ftuar analistët, Arian Vasjari dhe Skënder Mixhozi. Ky i fundit është i mendimit, se Gjykata Kushtetuese nuk kishte pse të kërkonte përsëri propozim nga Komisioni i Venecias, duke qenë se ky komision e ka dhënë njëherë mendimin e saj mbi këtë çështje.

Minxhozi tha se kjo dinamikë ul ndjeshëm besimin te Kushtetuesja. Nga krahu tjetër, Vasjari argumentoi se historia ka treguar se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të paanshme në të kaluarën dhe theksoi se sipas tij, ky institucion përbëhet nga njerëz me integritet.

Skënder Minxhozi: Nëse ka një interpretim si qytetar, e dimë që jurisprudenca me të njëjtat fjalë operon krejt ndryshe nga njerëzit e thjeshtë, por besoj që jemi brenda një lajmi të lexueshëm. Justifikimi që ka dhënë presidenti për të dhënë zgjedhjet, ne e dimë që ngjarja është banale. Unë pajtohem me atë që nëse ne kemi një gjykatë nuk ka pse të kemi pyetësor dhe letra e zarfe që shkojnë e vijnë në Venecia.

Për këtë argument Komisioni i Venecias e ka dhënë një vendim për zgjedhjet lokale të 2019-ës. Presidenti ka thënë që i shtyva zgjedhjet sepse do të kishte luftë. Pra ishte një ngjarje ku justifikimi për të shtyrë zgjedhjet nuk gjente terren dhe kësisoj, këtë orë që Gjykata Kushtetuese që ka marrë këtë dosje, duhej të shprehte një gjykim të saj. Ka ndodhur një fenomen që më kujton fundin e viteve ’90-ë, ku OSBE u bë si një lloj partie politike. Kujtoj një rast të famshëm ku ngriheshin disa familje në Gramsh për ujin dhe hyri OSBE për ta zgjidhur.

Kjo që thashë është ana komike e gjësë. Sot, ne krijojmë institucione kult, gjoja kult, siç është kulti i SPAK-ut, që i lemë 2 mijë dosje mbi kurriz. Janë shtyrë zgjedhjet, sepse Presidenti nuk do të flasë me kryeministrin. Mes partive ka një klimë të alarmuar, sepse një parti kishte dorëzuar mandatet. Pra atje vepruan me integritet, këtu s’e mbajmë dot presionin dhe kam përshtypjen që ajo formule, 3 andej, 3 këndej dhe 1 në mes e shtata, do të bllokojnë edhe shumë dosje të tjera që do të vijnë në të madhen. Ne do të hymë në një krizë Kushtetuese të rëndë, me Gjykatë Kushtetuese.

Arian Vasjari: Ngritja e pikëpyetjeve mbi trupën Kushtetuese është normale. Por të paktën nëse marrim në analizë historinë e Kushtetueses, sipas këndvështrimit tim është institucioni me më shumë reputacion. Nuk besoj se kjo do të jetë alibi. Kushtetuesja ka arritur të marrë vendime dhe të tejkalojnë pozicionet e tyre ideologjike. Nuk kemi pse të ngremë pikëpyetje për Gjykatën Kushtetuese. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet lokale në një demokraci normale nuk do të ndodhte.

Skënder Minxhozi:
Presidenti ka shtyrë zgjedhjet, Presidenti ka hyrë institucionalisht dhe ka shtyrë zgjedhjet. Ky është një konflikt institucional.

Arian Vasjari: Nuk zgjidh Gjykata Kushtetuese krizat politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb