Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot rezultatin shumë të mirë të qendrës së majtë në zgjedhjet lokale në Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thkson se falë këtij rezultati qendra e majtë fitoi direkt me kandidatët në Milano, Bolonja dhe Napoli, e duke garuar si pretendente kryesore e balotazhit në Romë, Torino dhe Trieste.

Gjithashtu Balla ka uruar edhe miqtë e tjerë italianë të Partisë Demokratike dhe Grupit të saj Parlamentar.

Postimi i plotë:

Rezultat shumë i mirë i qendrës së majtë në zgjedhjet lokale në Itali??, duke fituar direkt me kandidatët e saj në Milano, Bolonja dhe Napoli, e duke garuar si pretendente kryesore e balotazhit në Romë, Torino dhe Trieste. Komplimente Enrico Letta dhe miqve të tjerë Partito Democratico dhe Grupit të saj Parlamentar Deputati PD???

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb