Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kllokot nga Policia e Kosovës për veprën penale “Cënim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “ Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Përkatësisht në pranga kanë rënë A.D., M.K., A.T.,  dhe Xh.B.

Katër të dyshuarit janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë këtë të dielë qytetarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

Sakaq qendrat e votimit do të jenë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, prej të cilëve 152 janë burra dhe 14 gra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb