Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar për situatën e zgjedhjeve lokale të mbajtura në Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se BDI doli e fituar nga këto zgjedhje, ndërsa falënderon qytetarët për kontributin e dhënë gjatë fushatës së djeshme, duke theksuar se vetëm të bashkuar arritën rezultate pozitive.

“Bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e falënderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme. BDI është e juaja, është projekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu thekson se kjo përgjegjësi për të është një mundësi për të bërë më shumë për qytetarët.

Statusi:

Të dashur miq, motra dhe vëllezër,

bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e falënderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme.

BDI është e juaja, është projekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej.

Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë.

Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët.

Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb