MAQEDONI E VERIUT

Zoran Zaev do të futet në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut me të gjitha partitë qeverisëse.

Zaev duket se do i japë shansin edhe BDI, Besës e PDSH që të kenë kandidatë të mbështetur nga ai.

Ndërkohë në disa qytete si Tetova thuhet se të gjitha partitë do të kenë kandidatë dhe do të garojnë veçmas.

 

“Të gjithë e marrin Tetovën si shembull, me siguri do të ketë më shumë kandidatë. Ja, përafërsisht them se BDI do të ketë kandidat, duhet se edhe Besa do ketë kandidat, PDSH do ketë kandidat, edhe ne do kemi kandidat dhe sigurisht që edhe VMRO do ketë kandidat dhe Aleanca me Alternativën. Paralajmërojnë lista të pavarura, kështu që partitë më të vogla të qëndrojnë pas LSDM-së ose unë të zgjedh pas silit të qëndroj si LSDM. Dihet, në rrethin e parë shkojnë të gjithë, ndërsa më pas mbështetemi “ferinaf”. Qytetarëve ua lejmë të drejtën vetë të tregojnë cila është rruga që duhet të zgjidhet për Tetovën”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: