Drejtori i informacionit dhe programacionit në News24, Robert Rakipllari e cilësoi absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do t’i kërkojë një opinion Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Rakipllari tha se vendi ynë ka investuar shumë për drejtësinë e re dhe se pritshmëritë kanë qenë të larta, sa që mos të shkohej deri tek Venecia. Sipas Rakipllarit, çështja e konfliktit politik është ezauruar.

Rakipllari: Duhet të biem dakord mbi disa fakte. Çfarë po shqyrton Gjy kushtetuese?! Arjani dhe Skënderi nisen mbi dy premisa që i përzgjedhin. Gjykata Kushtetuese nuk po gjykon vetëm çështjen e dekretit të presidentit, por në tërësi. Gjykata Kushtetuese po diskuton çfarë kanë diskutuar palët. Në një anë është dekreti i shtyrjes së zgjedhjeve; zgjedhjet që janë bërë pa konkurrencë; dhe zgjedhjet që janë bërë me parti që janë futur në zgjedhje si rasti i Bindjes Demokratike, jashtë afateve. Janë disa elementë që janë diskutuar në seancë. Si e gjykoj unë?! Si konflikt polik ky është i zgjidhur. E zgjidhën ndërkombëtarët. I dhanë të drejtë maxhorancës. Sot kemi kryetar bashkie që po ushtrojnë detyrën në mënyrë të ligjshme dhe në mënyrë korrekte. Nga pikëpamja e konfliktit politik, çështja është e zgjidhur. I është dhënë e drejtë maxhorancës. Ky është konflikt i zgjidhur. Çfarë nuk është zgjidhur?! Nuk është zgjidhur çështja; A janë legjitime këto zgjedhje?! Me dekret të shtyrë, pa palë, etje., Ne presim si qytetarë por dhe ndërkombëtaret, kur u bë konflikti pasi ishte i tillë se; ‘nuk hyjmë në zgjedhje’, ‘kemi hequr mandatet’, ‘do kemi përplasje’. Ndërkombëtarët thanë; në këtë vend do të ketë zgjidhje institucionale. Çfarë presim nga Gjykata Kushtetuese?! Ne presim që Gjykata kushtetuese të na japë vendimin jo për të diskutuar mandatin e këtyre, pasi kjo është histori e mbyllur. Por presim që në pikëpamjen institucionale ku është thënë se; ‘në këtë vend nuk do të ketë më dhunë’, por do të zgjidhen çështjet me institucione. Presidenti në ato moment nxori një dekret, ushtroi një të drejtë kushtetuese. Ne kemi bërë debate prej dy vitesh. Por a ka një trupë më të mirë se sa gjykata Kushtetuese, që të thotë se kjo është e drejtë apo e padrejtë. Është vendim absurd se ne kemi investuar kaq shumë te drejtësia e re, kemi kaq pritshmëri tek Drejtësia, dhe shkojmë tek Venecia.
Mund të ndodh edhe ndryshe. Këta zotërinj mund të mblidhen 4 me 3, ose 6 me një dhe mund të thonë; ‘ne nuk e marrim dot një vendim’ dhe e largojnë nga vetja. Ne duam të dimë nëse këto zgjidhje ishin të drejta apo jo. A mund të behën në këtë vend zgjedhje pa kandidatë apo jo?! Mund të shtyjë presidenti apo jo zgjedhjet? Për çfarë e kemi ne drejtësinë e re?! Këtë mund të jetë më të ndershëm se ata, e kanë kaluar vettingun, por nga duhet kompetenca.

Vasjari: Çështja nuk është mbyllur, po shkon drejt zgjidhjes. Venecias i kanë kërkuar opinionin, por ato janë gati jurisprudencë. Se po e gjykojmë sikur ‘Kushtetuesja’ i vuri kapakun dhe e mbylli dosjen. Gjykata Kushtetuese i kërkon Venecias një ndihmë politike. Vulën e atyre zgjedhjeve ia vunë ndërkombëtarët.

Rakipllari: Nga pikëpamja e sistemit politik

Vasjari:
Unë mendoj që Kushtetuesja i ka kërkuar dhe një ndihmë politike Venecias, për shkak edhe një impakti politik të jashtëzakonshëm. Ato janë zgjedhje që kanë Si ju duk ai vendim i Gjykatës për emërimin e ministrave?! Ai do të donte një debat.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb