Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën, ka miratuar sot rregulloren për primaret që do të zhvillohen në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për të përzgjedhur kandidatët që do të dalin përballë PS në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kështu çdo degë duhet të mbledhë propozimet për kandidatët e PDSH në primare në takimet me anëtarësinë ne nivel seksioni apo grupseksioni.

Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia do të kontaktohen nga dega që të plotësojnë dokumentet ku do të përfshihen: formulari i kandidimit, jetëshkrimi, deklarata për respektimin e e etikës dhe integritetit gjatë fushatës, vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore dhe formulari vetjak.

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega siguron nga ai marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Dokumentet do të dorëzohen pranë sekretariatit organizativ në qendër. Afati për dorëzimin e dokumenteve do të njoftohet në ditët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: