Partia Socialiste zyrtarizoi sot emrat e kandidatëve në zgjedhjet e 21 qershorit në Qarqet Korçë, Shkoder, Durres, Elbasan, Kukës, Fier e Shkodër.

TIRANË-Në prag të zgjedhjeve lokale Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot takime me deputetët e të gjitha qarqeve.

Takimet kanë nisur rreth orës 09:30. Kryeministri po konsultohet me deputetët për zgjedhjen e kandidatëve për bashki. Pas takimeve deputetët e Qarqeve të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Durresit, Elbasanit, Kukësit, Fierit dhe Korçes kanë publikuar emrat zyrtar të Partisë Socialiste që do të kandidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Partia Socialiste nuk pritet që të bëjë sot publik emrin e kandidatit për kreun e Bashkisë së Tiranës. Kjo pasi deputetët e Tiranës nuk janë thirrur në mbledhje nga kryeministri Rama. Burime nga PS bëjnë me dije se kjo parti do të vazhdojë të kryejë sondazhe për kandidatin për Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Rama ka formuar në këto zgjedhje lokale një aleancë të gjer partish ku PS dh LSI kanë afruar pranë tyre edhe parti të spektrit të djathtë si Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet apo Fryma e Re Demokratike.
Deri tani behet me dije se PDIU do te kandidoje per Bashkine e Peqinit. Ndërsa për Bashkinë e Tropojës PS ka përzgjedhur Rexh Biberajt, i cili aktualisht është kryeyar i komunës së Margegajt, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Risi eshte dhe kandidimi i deputetit Armando Subashi per Bashkine e Fierit.

SHALSI: KANDIDATURAT PËR QARKUN E BERATIT DO PUBLIKOHEN TË HËNËN
Ora 14:00-Deputeti Eduard Shalsi bëri me dije se emrat e kandidatëve për Qarkun e Beratit do të bëhen publik të hënën. Ai theksoi se prezantimi i emrave do bëhet bashkë me aleatët. “Qarku i Beratit është lënë në harresë, ne kemi kthyer vëmendjen tek ky qark”- u shpreh Shalsi.

KANDIDATURAT PER QARKUN E KORÇËS
Ora 13:35-Sotiraq Filo është përzgjedhur nga Partia Socialiste të kandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Korçës. Zëvendës kryeministri Niko Peleshi tha për mediat se do të rikandidojë për një tjetër mandat edhe kryetari i Bashkisë së Maliqit, ndërkohë që ende nuk është vendosur kandidati në Bilisht. “Është vendosur rikandidimi i Sotiraq Filos në Korçë. Këtij qyteti i bashkëngjiten edhe 7 komuna të tjera. Kemi konfirmuar gjithashtu për bashkinë e Maliqit, kryetarin aktual i cili ka disa mandate, Gëzim Topçiut. Kanë qenë disa diskutime nëse do të kandidojë apo jo, por kemi vendosur ti japim mundësinë të rikandidojë. Jemi në diskutim për Bashkinë e Bilishtit. Do të jetë propozim i PS¬së, por nuk kemi konkluduar ende. Bashkia e Pogradecit dhe e Kolonjës i takon aleatit tonë. Ndërsa Pusteci i takon partisë maqedonase”, tha Peleshi.
brace
KANDIDATËT PËR QARKUN E FIERIT
Ora 12:35-Deputeti Erion Barçe ka publikuar emrat e kandidatëve për qarkun Fierit. Fillimisht ai theksoi se në këtë qark do kandidojnë dy zonja. Një tjetër risi ishte kandidimi i deputetit Armando Subashi për Bashkinë e qytetit të Fierit.

Partia Socialiste në konsultim me aleatët kanë vendosur që për Bashkinë e Roskovecit të kandidojë Majlinda Bufi, Për Patosin Raimonda Balili, për Bashkinë e Lushnjës kryetari aktual Fatos Tusha, për Divjakën Fredi Kokoneshi dhe për Bashkinë e qytetit të Fierit deputeti Armando Subashi.
taulant balla
KANDIDATURAT PËR QARKUN E ELBASANIT
Ora 11:15- Ndërsa Bashkisë te Qarkut të Elbasanit janë ndarë mes Partisë Socialiste dhe aleatëve. Burime nga PS bëjnë të ditur se kandidati i Bashkisë së Peqinit do të jetë nga PDIU. Për Bashkinë e Belshit, Gramshit dhe Librazhdit kandidati do jetë nga Partia Socialiste. Ndërsa në Bashkitë e Cërrikut dhe Përrenjasit kandidati do jetë nga LSI.

Për kreun e Bashkisë së Elbasanit do të rikandidojë sërisht kryetari aktual Qazim Sejdini. Në Librazhd PS ka përzgjedhur si kandidat Kastriot Gurrën. Ndërsa për Bashkinë e Gramshit deputeti Taulant Balla deklaroi se vazhdojnë konsultat. Në Bashkinë e Belshit do të kandidojë Arif Tafani. Sa i përket Bashkisë së Peqinit deputeti Balla theksoi se pret emrin e kandidatit nga PDIU.

blendi klosi
KANDIDATËT PËR QARKUN E DURRËSIT
Ora 10:55-Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më parë për bashkinë e qytetit të Durrësit sërisht do rikandidojë kryetari aktual Vangjush Dako. Deputeti Blendi Klosi bëri publik edhe emrat për bashkinë e Krujës dhe të Shijakut. Partia Socialiste ka zgjedhur si kandidatë të saj Artur Bushin për Bashkinë e Krujës dhe Ardian Kokomanin për Bashkinë e Shijakut. Klosi theksoi se emrat do u shtrohen në tryezë edhe partive aleate dhe shprehu bindjen se nuk do ketë kundërshtime.
shkelqim cani
KANDIDATËT PËR QARKUN E DIBRËS
Ora 10:45-Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri publik pas takimit me kryeministrin Rama emrat e kandidatëve për Bashkitë në Qarkun e Dibrës. Shukri Xhelili për Bashkinë e Dibrës, Adem Lala për Hasin, Valbona Kola për Klosin, Rexh Biberaj për Tropojën, dhe Adelina Farici për Bashkinë e Matit janë kandidatët zyrtar të Partisë Socialiste. Ministri Cani si deputet i Qarkut të Dibrës theksoi se për përzgjedhjen e kandidatëve janë kryer studime dhe anketime.
mimoza hafizi
EMRAT PER QARKUN E SHKODRES
Ora 09:45-Pas takimit me kryeministrin Edi Rama deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi në një prononcim për media bëri publik propozimet për krerët e Bashkive në Qarkun e Shkodrës.

Keti Bazhdari për Bashkinë e Shkodrës, Gjok Lleshi, për Bashkinë Vau i Dejës, Tonin Marinaj për Malësinë e Madhe, Fran Tuci për Fushë-Arrëzën dhe Rustem Struga për Bashkinë e Pukës janë emrat e propozuar nga Partia Socialiste. Ndërkohë deputetja theksoi se këto emra tashmë janë miratuar nga kryeministri Rama por pritet të vlerësohen edhe nga aleatët.

KANDIDATET

Qarku Shkodër
Shkodër-Keti Bazhdari
Malësi e Madhe- Tonin Marinaj
Vau i Dejës-Gjok Lleshi
Fushë Arrëz-Fran Tuci
Pukë-Rustem Struga

Qarku Dibër
Shukri Xhelili- Dibër
Valbona Kola- Klos
Adelina Farici-Mat
Rec Biberaj-Tropoje
Adem Lala-Has

Qarku Durrës
Vangjush Dako-Durrës
Artur Bushi-Krujë
Ardjan Kokomani-Shijak

Qarku Fier

Roskovec Majlinda Bufi
Patos Rajmonda Balili
Fier Armando Subashi
Lushnje Fatos Tushe
Divjaka Fredi Kokoneshi

Qarku Elbasan
Elbasani Qazim Sejdini
Librazhd Kastriot Gurra
Belsh Arif Tafani
Peqin PDIU

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: