Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar sot një takim me kandidaten për kryetare të bashkisë në Korçë, Prof. Ledina Aloll.

Ai ka vlerësuar drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Postimi i plotë:

Një takim shumë i ngrohtë me Prof. Ledina Alolli, për t’i shprehur mbështetjen më të fortë të Partisë së Lirisë, si Kryebashkiake e ardhshme e Korçës.
Profesionalizmi i dëshmuar si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan Noli”, përkushtimi ndaj edukimit cilësor të të rinjve, angazhimi i palodhur, edhe si ish-deputete e PD, për zhvillimin modern të qytetit, si dhe qytetaria e saj janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.
Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.
Korça e meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb